Dr. Jorgji Jajçari lindi në qytetin e Pogradecit në vitin 1930 në një familje peshkatarësh. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, ndërsa të mesmen në shkollën bujqësore të Kavajës ku detyrohet ta ndërpresë për shkak të LANÇ në vitin 1943. Në vitin 1948 diplomohet në gjimnazin e Ohrit, në Jugosllavi (sot Maqedoni e Veriut). Nga viti 1948 deri në vitin 1954 ndjek studimet e larta në Sofie Bullgari, në Fakultetin e Mjekësisë, ku me rezultate të shkëlqyera diplomohet si mjek i përgjithshëm. Pas kthimit në Shqipëri, emërohet pedagog në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë dhe njëkohësisht punon si mjek epidemiolog deri në vitin 1956, vit në të cilin emërohet Drejtor i Parë i Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor në rrethin e Fierit. Në vitin 1960 transferohet në qarkun e Korçës si Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë. Në vitin 1971, doktor Jajçari u emërua Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Pogradec, Shqipëri, detyrë të cilën e mbajti deri në pension. Gjatë karrierës së tij 35-vjeçare, Dr. Jorgji Jajçari mbajti një sërë postesh drejtuese në disa qytete dhe rrethe kyçe në Shqipëri. Trashëgimia e Dr. Jorgji Jajçarit vazhdon të vlerësohet dhe nderohet përmes kontributit të tij në transformimin rrënjësor të sistemit shëndetësor dhe praktikave mjekësore, si dhe në ndërtimin e qendrave të reja mjekësore në Shqipërinë juglindore. Doktor Jorgji Jajçari është nderuar nga Kuvendi i Shqipërisë me medalje e urdhëra pune. Në vitin 2005, Këshilli i Qarkut Korçë me rastin e 75-vjetorit të lindjes, me propozimin e Këshillit Rajonal të Qarkut të Urdhërit të Mjekut, i akordon titullin e lartë të nderit: “Personalitet i shquar i Qarkut të Korçës në Fushën e Shëndetësisë”. Në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Shëndetit Publik Pogradec nderon Dr. Jorgji Jajçarin (pas vdekjes) me motivacionin “Për kontributin dhe përpjekjet e tij për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të komunitetit”. U nda nga jeta në maj të vitit 2007.

Themeluesit
Bursa e Ekselencës Akademike Dr. Jorgji Jajçari u themelua në vitin 2018 nga Lazaron Gusho dhe Lori Çobani për të nderuar emrin dhe veprën e gjyshit të tyre të ndjerë, Dr. Jorgji Jajçarit. Lazaroni (Nehemia HS ’08) dhe Lori (Nehemia HS ’11), kanë lindur dhe janë rritur të dy në Pogradec. Ata kanë ndjekur shkollën fillore, 8/9-vjecare dhe të mesme pranë Shkollës Jo-Publike Nehemia prej vitit 1998 deri në 2011. Lazaroni është diplomuar në Inxhinieri Civile dhe gjithashtu posedon nje Master Shkencor në Menaxhimin Konstruksioni nga New York University dhe punon e jeton në New York City. Lori aktualisht vazhdon doktoraturën në Kimi Bioiorganike pranë Temple University në Philadelphia.

Juria

  • Suela Kumbulla – Diplomuar për Shkenca Farmaceutike në SHBA. Aktualisht punon si menaxhere në një kompani farmaceutike në Tiranë.
  • Ina Zaçe – Diplomuar për Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës. Prej disa vitesh punon si programuese dhe jeton mes Tiranës e Prishtinës
  • Dr. Silvi Bozo – Ka përfunduar studimet për Farmaci në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UKZKM) ku më pas ka vijuar studimet e doktoraturës në “Shëndet publik, diagnozë molekulare të sëmundjeve infektive dhe farmakovigjilancë”. Aktualisht punon si pedagoge pranë UKZKM.
  • Orest Aliçkolli – Ka mbaruar studimet fillimisht për inxhinieri, dhe me pas informatikë në SHBA. Aktualisht jeton dhe punon në Chicago në fushën e analitikës.

For further information, please contact us directly at bursajorgjijajcari@gmail.com

Instagram @bursa_jorgji_jajcari

Facebook         https://www.facebook.com/LyhnidaFund/

LinkedIn           https://www.linkedin.com/company/lyhnidafund