Kush mund të aplikojë?
Bursa do t’i akordohet një nxënësi nga rrethi i Pogradecit që është duke ndjekur klasën IX dhe në
vitin shkollor 2024-2025 do të jetë në vitin e parë të gjimnazit. Bursa është e vlefshme për të
mbuluar $1,000 të tarifës së mësimdhënies në shkollën Nehemia për klasën X. Aplikimet hapen në
datën 10 Shkurt 2025 dhe mbyllen në datën 30 Prill 2025.
Kriteret bazë për aplikuesit:
1. Të jetë duke ndjekur klasën e nëntë.
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
3. Të ketë notën mesatare mbi 9.00 gjatë të gjitha viteve.
4. Të ketë marrë pjesë në aktivitete vullnetare në shërbim të komunitetit.
5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja është
përparësi.
6. Nxënësit fitues nëpër aktivitete akademike si konkurse apo olimpiada të organizuara në
nivele të ndryshme (në bazë shkolle, qyteti, rrethi, kombëtare e më tutje) kanë përparësi.
Dokumentacioni i nevojshëm:
● CV personale (të limitohet në jo më shumë se dy faqe). Për detaje mbi formatin e CV,
vizitoni www.LyhnidaFund.com.
● Fotokopje e dëftesave të klasave V, VI, VII, VIII. Lista e notave për simestrin I, klasa IX.
● Zhvillimi i një eseje argumentuese në anglisht, me të paktën 300 fjalë. Zgjidhni një nga tre
temat e mëposhtme:
○ Should schools ban the use of technology like ChatGPT?
○ What is social media’s overall impact on teenagers’ lives?
○Is it better to be born rich or smart?
● Dy letra rekomandimi nga mësues apo mentorë që i njohin nxënësit nga afër. Letra duhet
të dërgohet me e-mail, direkt nga mësuesi/mentori, në adresën
bursajorgjijajcari@gmail.com.
● Për detaje mbi formatin e letrave të rekomandimit dhe informacionin që ato duhet të përmbajnë, vizitoni www.LyhnidaFund.com.
● Fotokopje të diplomave ose çertifikatave nga aktivitete të ndryshme jashtëshkollore ose veprimtari vullnetare ku nxënësi ka marrë pjesë.
Kriteret bazë për akordimin e bursës:
1. Performanca akademike
2. Intervistë e shkurtër online me aplikantët
3. Pjesëmarrja në aktivitete ekstrakurrikulare
4. Eseja argumentuese
Ku mund të aplikoni:
Aplikimet e plota duhet të dërgohen në adresën e e-mailit bursajorgjijajcari@gmail.com, brenda datës 30 Prill 2025. Të gjitha materialet duhet të dërgohen vetëm në një dokument PDF sipas rendit kronologjik tek “Dokumentacioni i nevojshëm”. Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm na shkruani në adresën e emailit bursajorgjijajcari@gmail.com
Për më tepër informacion drejtohuni tek www.LyhnidaFund.com.
Kriterete vazhdueshmërisë së bursës:
Nxënësi/nxënësja fitues/fituese duhet të raportojë nëpërmjet një letre, rreth 300 fjalë,
për ecurinë e tij/saj në shkollë dhe aktivitetet që ai/ajo i mendon të arsyeshme për t’u
përmendur. Për këtë pjesë do të kontaktoheni nga stafi ynë gjatë vitit shkollor.