Bursa e Ekselencës Akademike Dr. Jorgji Jajcari është themeluar në vitin 2018 nga Lazaron Gusho dhe Lori Çobani në nder të emrit dhe veprës së gjyshit të tyre, Dr. Jorgji Jajcarit. Qëllimi i kësaj burse është të mbështesë dhe shpërblejë financiarisht një student për të lehtësuar shpenzimet familjare dhe për t’i lejuar studentit t’i dedikohet kryesisht studimeve akademike.