Bursa e ekselencës akademike Dr. Jorgji Jajçari

Fillimisht, Bursa e Ekselences Akademike Dr. Jorgji Jajçari do i akordohet vitin e parë një nxënësi që është duke vazhduar studimet në klasën IX pranë Shkollës Nehemia dhe është e vlefshme për të mbuluar një pjesë të pagesës së shkollës për klasën e X. Në një ardhme shumë të afërt (na ndiqni për lajmet më tëreja) bursa do të ofrohet edhe për nxënës të shkollave të tjera në Bashkinë e Pogradecit dhe më tutje edhe në rang Republike. Studenti i përzgjedhur do të përfitojë një shumë vjetore jo më pak se $1,000 dhe kjo sasi do të variojë në edicionet në vazhdim të kësaj burse. Aplikimet hapen në datën 10 Shkurt 2019 dhe mbyllen në datën 10 Maj 2019. Fituesi do të shpallet në fund të muajit Maj 2019.

 

KRITERET BAZE PER STUDENTET QE DO TE KONSIDEROHEN PER APLIKIM (VITI AKADEMIK 2019-2020):

 

  1. Të ketë përfunduar klasen e tetë dhe të jetë duke ndjekur klasen e nente prane shkolles 9-vjecare jo-publike Nehemia.
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  3. Të ketë notë mesatare mbi 9 gjatë të gjitha viteve nga klasa V ne klasen VIII.
  4. Të ketë marrë pjesë në aktivitete vullnetare në shërbim të komunitetit
  5. Të ketë njohuri shume te mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja është përparësi.
  6. Nxenesit fitues neper aktivitete akademike si konkurse apo olimpiada te organizuara neper nivele te ndryshme (bazë shkolle, qyteti, rrethi, kombëtare e më tutje) kane perparesi.

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHEM:

 

  1. CV (të limitohet në jo më shumë se dy faqe A4)
  2. Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit
  3. Fotokopje e deftesave së klasave V, VI, VII, VIII të noterizuara.
  4. Lista e notave te akumuluara nga fillimi i klases IX deri 2 jave perpara dates se aplikimit te firmosur nga mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles.
  5. Zhvillimin e një eseje argumentative me 250-300 fjale. (Tema e e esesë do të shpallet ne vijim).
  6. Tre letra rekomandimi nga mësues të shkollës së mesme (maksimumi 250 fjalë).
  7. Fotokopje të diplomave ose çertifikatave nga aktivitete të ndryshme jashtëshkollore ose veprimtari vullnetare ku nxënësi ka marrë pjesë.

 

KRITERET BAZE TE AKORDIMIT TE BURSES:

 

  • Nota mesatare
  • Interviste e shkurter me aplikantet
  • Pjesemarrja neper aktivitete ekstrakurrikulare
  • Letra e motivimit / Eseja argumentative

 

KU MUND TE APLIKONI:

 

Aplikimet e plota duhet të dërgohen në adresën e-emailit bursajorgjijajcari@gmail.com jo me pare se data 10 Shkurt 2019 dhe brenda dates 10 Maj 2019. Për çdo informacion te metejshem na shkruani ne adresën e emailit bursajorgjijajcari@gmail.com

 

KRITERET E VAZHDUESHMERISE SE BURSES:

 

  • Studentet duhet te raprotojne nepermjet nje letre jo me shume se 200 fjale per ecurine e tyre ne shkolle dhe aktivitetet qe ata i mendojne te arsyeshme 4 here gjate vitit akademik (15 tetor 2019, 15 dhjetor 2019, 15 shkurt 2020 dhe 15 prill 2020).