Dy fjalë për Dr. Jorgjin dhe themeluesit e Bursës:

Dr. Jorgji Jajcari lindi në Pogradec në 1930. Në vitin 1948, pas mbarimit të gjimnazit fillon studimet në Sofie të Bullgarise në degën e mjeksisë dhe në vitin 1954 diplomohet me rezulate të shkëlqyera. Pas kthimit në Shqipëri emërohet si pedagog në Politeknikumin Mjeksor Tiranë dhe njekohesisht punon si mjek epidemiolog deri në vitin 1956. Në vitin 1956 emërohet drejtor i Shërbimit Shëndetsor të rrethit Fier. Në vitin 1960 emërohet drejtor i Shërbimit Shëndetsor të rrethit Korcë. Në vitin 1971 transferohet në Pogradec me detyrën e Shefit të Seksionit të Shëndetsisë, pozicion në të cilin shërben deri në daljen në pension në mesin e viteve ‘90. Me një karrierë mbi 35 vjecare në shëndetsi si mjek, pedagog, drejtues kryesor i Shërbimit Shëndetsor në disa rrethe të Shqipërisë, Dr. Jorgji Jajcari ka dhënë një kontribut që vazhdon të vlerësohet dhe nderohet, sidmos në lidhje me transformimin radikal të kushteve dhe praktikave shëndetsore si dhe ndërtimin e institucioneve të reja ne Korcë, Pogradec dhe në zonat më të thella të këtyre qyteteve. Në vitin 2005 i akordohet titulli i lartë i nderit “Personalitet i Shquar i Qarkut të Korcës në Fushën e Shëndetsisë”. Dr. Jorgji Jajcari u nda nga jeta në Maj të vitit 2007.

Bursa e Ekselencës Akademike Dr. Jorgji Jajcari është themeluar në vitin 2018 nga Lazaron Gusho dhe Lori Çobani në nder të emrit dhe veprës së gjyshit të tyre, Dr. Jorgjit. Lazaroni (Matura Nehemia 2008) dhe Lori (Matura Nehemia 2011), të dy të lindur dhe të rritur në Pogradec kanë ndjekur studimet e shkollës 9-vjecare dhe asaj të mesme pranë Shkollës Nehemia gjatë viteve 1998-2011. Lazaroni ka përfunduar studimet Master në inxhinieri ndërtimi dhe menaxhim konstruksioni pranë New York University dhe për momentin jeton dhe punon në New York City. Lori është duke vazhduar studimet për mbrojtjen e doktoraturës në Kimi Bioinorganike pranë Temple University në Philadelphia.

Per cdo informacion na kontaktoni nepermjet adreses se e-mailit
bursajorgjijajcari@gmail.com

Prezenca jonë e vetme në mediat sociale deri tani është vetëm në Instagram në faqen bursa_jorgji_jajcari